Kryeministri Edi Rama, nga Gramshi i bëri thirrje popullit që të shkojë i bashkuar në votim, pasi, sipas tij, “vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore”.
Ndërsa nga ana tjetër Rama është dëgjuar të flasë për zhvillimin ekomomik, rritjen e rrogave dhe të pensioneve si dhe ndihmesën që do tu bëjë fermerëve.
Rama është shprehur ndër të tjera se paga minimale nuk do të jetë me e vogël se 300 mijë lekë.
“Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve”, tha Rama.
Kryeministri shtoi: “Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre”.
“Ne jemi të bindur se jemi sot në momentin kur mbi themelet që kemi hedhur me reformat tona mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”, deklaroi Rama.
Kryeministri foli dhe për ndihmën që do tu japë fermerëve.
“Të kemi rritje pensionesh. Që lopët, pemët dhe delet të mos shkojë vetëm sipas partive.
Të vëmë në dispozicion pranë çdo fermeri financime direkte. Për ne nuk ka fermer të majtë dhe fermer të djathtë. Në do ia heqim TVSH e imputove bujqësore të gjithë fermerëve. Do tu japin certifikata e pronësisë së tokës.
Për mua njëri prej shembujve më emocionuake është që sot falë reformës tonë të arsimit asnjë fëmijë i një babia me pushte nuk e parakalon dot fëmijën e një fermeri në majë të mallit, nëse fëmija i fermerit ka më shumë pikë për të hyrë në universitet se fëmijë e babait në pushtët”./a.ç