Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka denoncuar një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka zhvendosur KZAZ-në 80-të në Dropull, drejt Grapshit.
Ky vendim është cilësuar si një akt provokativ nga Luan Rama, i cili ka treguar dhe fotot se ku po tenton ta zhvendosë zonën e votimit KQZ. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, pas këtij vendimi fshihet pakti PS-PD.
Luan Rama i ka bërë thirrje KQZ-së që tërheqë këtë vendim skandaloz, që tregon se ky organ po shndërrohet në mekanizmin e verbër të PS-së dhe PD-së, për të sabotuar zgjedhjet e lira.
“KQZ në papërgjegjshmëri të plotë dhe t një akti që nuk ka logjikë, ka vendosur në mbledhjen e djeshme ta zhvendosë qendrën e KAZAZ-së numër 80 të njësisë së dropullit, nga vendi tradicional në ambientet e shkollës, duke e zhvendosur qendër në fshatin Grapsh.
Kjo është një përpjekje djallëzorë për të mos bërë të mundur fillimin e zgjedhjeve në 25 qershor në KZAZ-në 80.
Kjo bëhet për të mos lejuar zgjedhjet normale në Bashkinë e Dropullit, e dyta pas këtij vendimi fshihet produkti i marrëveshjes së Rilindjes me aneksin e rilindjes.
Ky është një akt provokativ, pasi qytetarët e Dropullit diskriminohen duke mos vuatuar si gjithë qytetarët shqiptarë në 25 qershor’.
E ftoj KQZ të korrigjojë gabimin e bërë dhe të mos vazhdojë të provokojë, duke dëshmuar se ajo po shndërrohet në një mekanizëm të verbër për të sabotuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.”-tha Luan Rama.