Gjykata ka caktuar dënimin me burg për shtetasin Filip Shtjefni (me nofken Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë. Ai akuzohej për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi mbante me dhunë një vajzë në lokal që e shfrytëzonte si prostitute. Ajo pasi u hodh nga dritarja, tentoi te vriste veten.
Shtjefni se bashku me Lula Markun, 47 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila u dënua me dy vjet burg, u arrestuan në kuadër të operacionit “Montana”. Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.
ma.me