Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një spot ku i drejtohet çdo shqiptari. “Një lutje nga unë, për çdo shqiptar të mirë”, është thirrja që kryebashkiaku ka bërë në facebook. Teksa numëron punët e shumta të bëra në Tiranë, falë edhe mbështetjes së qeverisë, Veliaj bën thirrje për të votuar PS, që të vijohet me transforimin e kryeqytetit.
Veliaj thekson se kandidatura e djathtë për kryeministër, është një person që vuri për katër vite Tiranën në gjumë, duke mos kryer asnjë punë. “Në vitin 2011 Lulzim Basha mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, i gjithë qyteti ra në gjumë bashkë me Lulin. Nëse nuk arrin dot të bësh punën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk mund ta drejtosh dot Shqipërinë. Ndërkohë që në dy vitet e fundit, falë mbështetjes dhe vizionit të Edi Ramës, Tirana është zgjuar, po rikonstruktohen shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash. Qyteti sot është më i pastër, ofron më shumë vende pune, ndërkohë që Rilindja urbane ka prekur çdo cep të Tiranës duke filluar nga këtu në Sheshin “Skënderbej” gjeri te Pazari i Ri, apo nga Parku Olimpik te zgjatimi i Bulevardit të Ri”, thekson Veliaj.
Veliaj shkruan se pa ndihmën e qytetarëve dhe pa mbështetjen e Ramës në qeveri nuk ia del dot të vijojë me punët e mira në kryeqytet, ndaj u bën thirrje çdo qytetari të votojnë PS-në. Për më tepër degjoni mesazhin ne video të Veliajt.
Statusi i Erion Veliajt në facebook
Nje lutje nga une, per çdo shqiptar te mire
Keto dy vite kemi punuar çdo dite me mish e me shpirt per Tiranen! Por, une nuk ia dal dot i vetem pa ndihmen tuaj dhe pa ndihmen e nje personi te jashtezakonshem qe na mbeshtet cdo dite! Zbuloje cili eshte dhe na jep nje dore te Dielen per Tiranen e Shqiperine qe duam. Kjo eshte lutja ime per ty:
javanews.al/a.ç
SHPËRNDAJE – Një lutje nga unë, për çdo shqiptar të mirë ??????Këto 2️⃣ vite kemi punuar çdo ditë me mish e me shpirt për Tir❤️nën! Por, unë nuk ia dal dot i vetëm pa ndihmën tuaj dhe pa ndihmën e një personi të jashtëzakonshëm që na mbështet çdo ditë! Zbuloje cili është dhe na jep një dorë të Dielën për Tiranën e Shqipërinë që duam ✌️?. Kjo është lutja ??? ime për ty:
Gepostet von Erion Veliaj am Montag, 19. Juni 2017