Izolimi diplomatik i Katarit mund të zgjasë me vite të tëra, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, gjatë një vizite në Paris.
Komentet e Gargash, i cili e akuzon Katarin për përkrahje të xhihadistëve, vijnë derisa afati i fundit ligjor për qytetarët e Katarit për t’u larguar nga tri vende të Gjirit Arab, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahrejni, skadon.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe një numër i vendeve tjera arabe i shkëputën marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar se e përkrah terrorizmin dhe Iranin.
Katari vazhdimisht i mohon akuzat në mënyrë të fuqishme.
Gargash ka theksuar: “Ne nuk duam përshkallëzim, ne duam izolim.”
Ai ka insistuar se Katari duhet patjetër ta braktisë përkrahjen e islamikëve ekstremistë para se një zgjidhje të ndërmjetësohet.
a.ç