Një 44 vjeçar shqiptar është përplasur me makinë nga ish-gruaja e tij italiane e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos, Itali.
Viktima sipas La Reppubblica kishte kërcënuar gruan me thikë. Ai kishte shkuar ne vendin ku ajo punonte dhe e priste tek parkingu me një thikë në dorë për ta friksuar.
Por përpjekja e shqiptarit për të arritur këtë qëllim bëri që ish-gruaja e tij, me të cilën ka edhe një femijë, ta vriste.
44 vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja.
Mësohet se shqiptari, Agron Beshmata, 44 vjeç e ndiqte prej kohësh ish-gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në polici./a.ç