Një toreador spanjoll, Ivan Fandino, vdiq në Francë pasi u vra nga demi i tij ndërkohë që po performonte në Air-sur-Adour, në jug të vendit.
Toreadori 36 vjeçar u rrëzua dhe në këtë moment demi e ka goditur fort me brirë në mushkëri. Ai u dërgua menjëherë në spital ku edhe ndërroi jetë. /b.d