Dëshironi që një miku, të njohuri apo anëtari të familjes t’i jepni këshillë për dobësim dhe dietë, në fund kjo nuk është ide aq e mirë? Kjo ndodh shumë shpesh, sipas një studimi në Greqi, transmeton koha.net.
Mjekët i studiuan 289 persona të cilat i kanë humbur me sukses kilogramët e tepërt dhe e kanë ruajtur peshën e dëshiruar për më shumë se një vit, si dhe 122 persona që kanë humbur peshë, por shumë shpejt e kanë kthyer peshën e humbur përsëri.
Pjesëmarrësve iu bënë pyetje të hollësishme në lidhje me dietën, aktivitetin fizik dhe mbështetjen të cilën në këtë proces e marrin nga familja dhe miqtë.
Çuditërisht, personat të cilët pas dietës e kthyen peshën e humbur, raportuan se nga familja dhe miqtë e tyre kishin marrë shumë mbështetje.
Kjo i intrigoi shkencëtarët, prandaj vendosën që të bëjnë kërkime për ta zbuluar se cili është shkaku i kësaj dukurie të çuditshme.Studiuesit zbuluan se ata që e kthyen peshën e humbur shpesh kishin marrë komente dhe “mbështetje” në formën e komenteve se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hanë.
Për shembull, në krahasim me personat që e ruajtën peshën e re, personat të cilët u kthyen në peshën e mëparshme theksuan se miqtë dhe familja shpesh ua kujtuan atyre se cili ushqim është i shëndetshëm, cili nuk është, çfarë duhet të hanë dhe çfarë nuk duhet, dhe sa duhet të ushtrojnë.
Nga ana tjetër, personat që u dobësuan me sukses dhe mbetën me të njëjtën peshë për një periudhë më të gjatë, theksuan se nuk kishin dëgjuar “leksione” të shpeshta, dhe se miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes kishin qenë kryesisht me ta duke i bërë ushtrimet së bashku, duke ngrënë së bashku ushqim të shëndetshëm, shkuan në vrapime, etj.
Përveç kësaj, nga miqtë dhe familjet ata merrnin komplimente më shpesh se kritika në lidhje me shprehitë e tyre të ngrënies.
“Familja dhe miqtë më shumë mbështetje japin me komplimente dhe pjesëmarrje aktive në ruajtjen e peshës trupore se sa që e bëjnë këtë me kritika dhe udhëzime.
Një vërejtje apo mbështetje qëllimmirë shpesh mund të interpretohet si kritikë dhe kujtesë e panevojshme për personin i cili tashmë është duke luftuar me veten në mënyrën e vet”, thuhet në studimin nga Universiteti Harokopio në Athinë.Studimi është publikuar në “Journal of Behavioral Medicine”. (b.an)