Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot takimin elektoral në Devoll të Korçës ku ka premtuar uljen e taksave, forcimin e ekonomisë dhe rritjen e vendeve të punës.
Në Devoll, kryetari i PD-së Basha ka folur me qytetarët dhe me sipërmarrësit e vegjël për taksat e larta si dhe ka deklaruar se plani i tij ekonomik do të forcojë biznesin dhe do të krijojë vende pune.
“Kudo ku kam qenë në Europë edhe në SHBA me presidentin Trump, parimi bazë për të rritur së ekonominë është duke ulur taksat dhe ne do ta bëjmë këtë sepse kemi një plan për ulje të taksave, forcim të ekonomisë dhe shtimin e vendeve të punës”, tha Basha.
/b.d