Shtabi shkruan se vëren me keqardhje keqpërdorimin e një fotoje të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Oriku, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje.
“Duke qenë prej javësh larg familjeve të tyre, ushtarakët kanë përshëndetur fëmijët e tyre ditën e 1 qershorit, festës së fëmijëve në formën e numrit 1. I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe në mënyrë të veçantë forcës politike që ka keqpërdorur dhe tjetërsuar këtë foto, të lënë jashtë luftës politike FARSH. Këto të fundit do të vazhdojnë të mbeten jashtë politikës si dhe më parë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe angazhimit ndërkombëtar NATO” – shkruan në reagim Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve.