Policia e Pukes ben te ditur se i është dëmtuar automjeti shtetasit Gj. P, 55 vjeç, banues në Fierzë, me detyrë kryetar grup seksioni i një subjekti politik dhe kryetar i fshatit Fierzë.
Më tej bëhet e ditur se “Nga hetimet e kryera në vendngjarje është konstatuar se është dëmtuar automjeti tip Mitsubishi me targe AA 152 LG , të cilit i kanë thyer xhamin e derës së shoferit dhe me mjet prerës i kanë prerë 4 gomat”.
Njoftimi i policise
Pukë- Fushë Arrëz
Më datë 17.06.2017, rreth orës 21:00 kemi marrë njoftim se i kanë dëmtuar automjetin shtetasit Gj. P, 55 vjeç, banues në Fierzë, me detyrë kryetar grup seksioni i një subjekti politik dhe kryetar i fshatit Fierzë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor me qëllim verifikimin, kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për zbardhjen e ngjarjes e identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga hetimet e kryera në vendngjarje është konstatuar se është dëmtuar automjeti tip Mitsubishi me targe AA 152 LG , të cilit i kanë thyer xhamin e derës së shoferit dhe me mjet prerës i kanë prerë 4 gomat.
Shtetasi Gj. P, ka deklaruar se automjetin e tij ka tre ditë të parkuar në afërsi të shkollës në Fierzë dhe nuk ka dijeni se kur mund të ketë ndodhur, por dëmtimin e automjetit e ka konstatuar mbrëmjen e datës 17.06.2017.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet proceduriale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./a.ç