Pas gati dy vjetësh lidhjeje në fshehtësi, moderatorja e Tv Klan, Floriana Garo fejohet.
“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!”, shkroi Floriana në Instagram.
Moderatorja na i kurseu detajet për djaloshin që i ka fituar zemrën, me të cilin edhe ka projektuar të ardhmen.
Ai quhet Enis Daci dhe është avokat. I transferuar në Zvicër disa vite më parë, djaloshi ka përfunduar studimet në Gjenevë, qytet ku jeton dhe punon prej vitesh.
Enisi ka hapur atje një studio avokatie, e cila është ndër më të rëndësishmet në vend.
Enisi dhe Floriana janë takuar për herë të parë në Francë dhe pas pëlqimit të dyanshëm vendosën që të mbajnë edhe kontaktet në vazhdim.
Vetëm pas pak jave komunikimi, Floriana udhëtoi drejt Zvicrës, udhëtime që në vazhdim do të bëheshin edhe më të shpeshta, shkruan Tabloid.
Verën e kaluar çifti kaloi disa ditë romantike pushimesh në Bali, ndërsa tani janë në prag të martesës.
Nuk e dimë se çfarë kanë vendosur mes tyre, por shumë shpejt gjasat janë që edhe moderatorja të transferohet në Gjenevë, për të vazhduar jetën me partnerin e saj./a.ç