Nga Moikom Zeqo
Në 26 maj 2017 mbylli sytë mendimtari politik më i madh i Amerikës Zbigniew Brzezinski.
Asnjë artikull nuk u shkrua në shtypin shqiptar për këtë “thinker” i cili ka luajtur një rol të madh në kriticizmin dhe emancipimin e politikës botërore, por në substancë edhe të vetë politikës amerikane.
Libri i tij i famshëm “THREE PRESIDENTS AND THE CRISIS OF AMERICAN SUPERPOWER” është përkthyer dhe në gjuhën shqipe.
Unë kam botuar dy artikuj për këtë libër për shtypin shqiptar.
Kam patur dhe një arsye personale. Në 1996-1997 unë kam jetuar për një vit në Washington D.C. Në bibliotekën të Dombartom Oaks-it unë lexoja pa pushim, kam menduar shpesh edhe për Berzhinskin.
Kisha me vete revistën “Sot” ku si pjesëtar i redaksisë ndikova për botimin e një fragmenti të gjatë të librit “Rënia e komunizmit” të Brezhinskit.
Për ata që nuk e dinë dua të them se revista “Sot” e një formati të madh, qe revista kryesore politike e Partisë Socialiste në vitin 1991-1992.
Gjatë kohës që isha në Washington D.C. vendosa atakoj Brezinskin.
Mbasi e gjeta adresën e zyrës së tij, pasi thashë identitetin tim, se kisha qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe ish-Ministër i Kulturës, prita pak, me lajmeruan, dhe u ngjita tek zyra e tij.
Ai më priti thjesht, qetë dhe plot shprehje humori.
Unë i zgjata revistën “Sot” dhe i thashë, qe kemi botuar një fragment të librit të tij.
Të doli profecia, i thashë. Po, tha,me doli, përveç Kinës.
Kanë kaluar 20 vjet që nga ai takim i shkurtër, por kuptimplotë.
Ndoshta nje ditë do të shkruaj përshtypjet e mia nga ai takim.
Por ajo që është e rëndësishme për ta nderuar këtë mendimtar të madh, është mënyra si ai në mënyrë kriticiste kritikon politikat dhe praktikat e gabuara të presidentëve amerikanë.
Libri i tij qe permenda me siper. i cili është mbiquajtur dhe si Shansi i Dytë i Amerikës, është një vlerësim i paanshëm, pa asnjë klientelizëm dhe që, nuk kursen askënd ,nga tre presidentët, Bushin, Klintonin dhe Bushin Junior.
Flet për përgjegjësitë e liderit botëror dhe nënvizon , se kjo përmbushje është ndikuar shumë prej stileve personale të secilit prej tyre.
Zbignew Brezinski, komentuesi shkencor dhe vizionar më i shquar i Amerikës për çështjet e jashtme nuk ngurron të nxjerrë përfundimin se Shtete e Bashkuara edhe kanë çuar dëm një sasi të madhe fuqie dhe prestigji.
Asnjë president nuk i shpëton kritikës së Brezinskit, ndonëse fajin nuk e ndan ndër ata në mënyrë të njëjtë.
Brezinski e mbyll librin e vetë duke e këshilluar Amerikën se si ajo mund të fitojë staturën e vetë botërore në erën e sotme të ndërlikuar të zgjimit politik botëror.
Duke rilexuar sërish këtë libër vura re një aktualitet të paparë.
Mendova: kush ja jep fuqinë këtij mendimtari politik që të mos ketë asnjë kompleks, asnjë lloj klientelizmi edhe ndaj presidentëve të Amerikës?
Këtë fuqi mendore e jep dhe Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Amerikës ,që thotë se askush nuk mund të dënohet për mendimet e tij politike apo bindjet fetare.
Por më kryesorja është se ky mendimtar i jashtëzakonshëm në politikë bazohej te arritjet shkencore dhe një kulturë e pashembullt dhe e jashtëzakonshme politike, kombëtare ,amerikane dhe globale.
Natyrisht në Shqipëri mungojnë mendje të tilla të ndritura. Ne ende galvanizojmë vetveten në provincionalizmin tonë politik, në dituritë sipërfaqësore, në inatet dhe instinktet ballkanike, në urrejtjet kanunore.
Shkrimet kritike,qe reflektojne subjektet provinciale te politikes shqiptare, shkaktojne nervozizem ,urrejtje te papermbajtur, primitive,etj, nga ana e kryetareve te partive, qe zoterojne pejsazhin e demonizuar te politikes shqiptare.
Keta kryetare te partive, me dituri siperfaqesore, madje edhe ne vete substancen e politikes universale, kane ndjesi mesianike, brutale dhe groteske dhe i stigmatizojne dhe perbuzin mediat, pushtetin mediatik e quajne nje pengese te neveriteshme dhe te perbuzeshme ne kembet e tyre te pushtetit te babezitur.
Kjo eshte e verteta ne Shqiperi !
Por kurrë nuk mund ( nuk duhet ) të bijem në humnerën e një dëshpërimi dhe të themi, se njeriu shqiptar është i destinuar për të thënë vetëm amen, se statusi i mercenarit, qenka gjoja statusi universal i shqiptarëve në histori.
E hedh me përbuzje tej këtë ide të mbrapshtë. Dixi et salvavi amimam meam – Fola dhe shpëtova shpirtin tim!
Por nderimi per nje mendimtar te madh amerikan dhe boteror si Berzhinski na jep force, aresyetim dhe mbijetese te kriticimit iluminues dhe absolutisht jetik!