Buffon mbetet Buffon, pavarësisht se nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve, thotë Alves.
Dani Alves ka insistuar se Gianluigi Buffon nuk ka nevojë për Ligën e Kampionëve që të mbahet mend si legjendë.
Portieri italian ka fituar gjithçka me klub dhe Kombëtare, por i mungon vetëm Liga e Kampionëve – që ka dështuar tri herë në finale të kësaj gare, së fundmi ndaj Real Madridit.“Buffon është profesionist i vërtet”, tha fillimisht Alves.
“Në fund të fundit Liga e Kampionëve është vetëm një trofe. Nuk mendoj se si do të ishte një lojtar që nuk ka shkruar histori vetëm sepse nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.
“Ai është legjendë, numrat e thonë këtë: Buffon do të jetë gjithmonë Buffon”, u shpreh më tej ish mbrojtësi i Barcelonës.
Alves foli sërish për finalen e Chanmpions League ndaj Real Madridit, duke thënë se Los Blancos e merituan trofeun, të cilët fituan 4:1 në Cardiff.
“Real Madrid e meritoi që të fitojë, ishin më të mirë. Fundi i ndeshjen e tregon të gjithën, ata e merituan fitoren, ne nuk e merituam”, përfundoi Alves, përgatiti “Express”. (b.an)