Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e së premtes në Berat, ku ka kërkuar votën për një qeverisje të vetme nga PS.
Por, fjalimin më të fortë e ka mbajtur një nga kandidatët e PS-së në Qarkun e Beratit, që ka lexuar punësimet nepotike në Bashkinë e Beratit, e cila drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lidhjet familjare në Bashkinë Berat, të kryetarit Petrit Sina:
Nënkryetarin e Bashkisë, Bledar Blanën, e ka krushqi të afërt.
Bledar Blana është krushk “rastësisht: me sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Gëzim Zema, ndërsa drejtoresha e Shërbimit Social, Sadete Myftari, është kushërirë e afërt e Petrit Sinës.
Pelivan Sina, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, djali i xhaxhait të Petrit Sinës.
Bashkim Filaj, kunati i Petrit Sinës, është i punësiar si specialist në Drejtorinë e Bujqësisë të Bashkisë Berat.
Blerim Duci, vëllai i kunatit të Petrit Sinës, është shofer në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Berat.
Arselito Filaj, nipi i Petrit Sinës, specialist tek Zjarrëfikësja, në varësi të Bashkisë.
Bledar Demaj, nipi i Petrit Sinës, punonjës në qendrën Lira, nën varësi të Bashkisë Berat.
Olgert Duci, nipi i Petrit Sinës, është shef në Shërbimin Stomatologjik.
Edison Toraj, dhëndër në familjen e Petrit Sinës, edukar në Qendrën Lira në varësi të Bashkisë.
Artur Tahiraj, kushëri i afërt i Petrit Sipës, i punësuar në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.
Medina Muja, punonjëse në Bashki, lidhje krushqie me Petrit Sinën.
Leonora Plakalli, punonjëse në Bashki, lidhje krushqie e Petrit Sinës.
Arnold Karkanjozi, shofer në Bashki, lidhje krushqie e Petrit Sinës.
Kryeplaku i Veterikut Kadri Saka, vjehrri i mbesës së Petrit Sinës.
Nënkryetari i Bashkisë, Bledar Blana, ka punësuar gjithashtu të afërmit e vet:
Motra e Bledar Blanës, Eliana Kola, magaziniere në qendrën Lira.
Luftar Blana, djali i xhaxhait të nënkryetarit, është punësuar në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.
Elena Salillari, kunata e Bledar Blanës, është drejtoreshë Kopështi.
Sekretari i Përgjithshëm në Bashki, Gëzim Zema, ka punësuar të afërmit si më poshtë:
Ledina Malo, shefe Finance në Drejtorinë Arsimore të Bashkisë, është mbesa e gruas së Gëzim Zemës.
Emiljano Veliaj, drejtor Prokurimesh në Bashki, është dhëndri i Gëzim Zemës.
Drejtori i Ujësjellësit, Refat Harizi, ka të punësuar të afërmit si më poshtë:
Sadik Harizi, vëllai i Refatit, specialist te Zjarrëfikësja.
Betina Harizi, nusja e djalit të Refatit, e punësua në Këshillin e Qarkut.
Drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzimit të Naftës, Lonik Cuedari, ka të punësuar:
Shqiponja Cuedari, bashkëshortja e tij, specialist në Bashkinë Berat.
Lidhje të tjera familjare brenda Bashkisë:
Sekretarja e kryetarit, Klejda Kusta dhe Kamberije Hyseni (Selimi) në pozicion specialist, janë kunata.
Përgjegjësia e Financës, Anila Cuka, ka punësuar gjithashtu babain e saj si punonjës po në Bashki, ndërsa mamanë e ka punësuar si specialist pranë Postës Shqiptare.
RExhep Haderi, drejtori i Gjelbërimit, ka të punësuar nipin, Gerald Haderi, po në Bashkinë Berat.