Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi në Twitter për ndarjen nga jeta të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.
I cili njihet si arkitekt i bashkimit të Gjermanisë. Bushati shkruan se Kohl ishte më i madh se jeta.
“Helmut #Kohl ishte më i madh se jeta. Arkitekt i “Evropa si e ardhmja jonë e përbashkët” dhe një kujtesë se politikanët gjithashtu mund të jenë heronj”, shkruan Bushati në twitter./a.m.