Nga Spartak Ngjela
Një specifikë për të gjithë politikanët pushtetarë të diktatutave dhe shoqërive të pazhvilluara, është – paturpësia e llojit të barbarisë.
Ja ku i keni, mu përpara syve : pse nuk flasin më për ambasadorin Donald Lu? Pse nuk flasin më Basha dhe Berisha për ambasadoren Vllahutin? Ku é ka Basha entuziazmin e takimit më Danald Trump. Ngase i vjen ky deprimim Berishës dhe Bashës?
Gjithçka është mbyllur. Këta nuk e bllokojnë dot më Reformen në Drejtësi.
Të gjithë bashkë, me bllokimet e tyre, i kanë humbur shqiptarëve miliarda Euro investime gjermane dhe perëndimore në Shqipëri, sepse kane bllokuar hapjen e negociatave me Bashkimîn Europian. Të gjithë bashkë, në të dy krahët e politikës i tmerron antarësimi i Shqiperisë në Bashkimin Europian.
Janë naive: nuk e ndalojnë dot: as Reformën dhe as antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të gjithe do ta dorëzojnë pasurinë e paligjshme që kanë vënë si të çmendur me sigurinë prej budallai që kanë pasur nga naiviteti dhe paturpësia barbarike që kanë treguar.
É rëndësishme është të thuhet se nuk ka asnjë ndalesë më. Presioni kercënues që i kane bërë amerikanet Bashes në Uashington, duhet të dëgjojet mirë edhe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, edhe nga kryeministri Rama.
Asnje lloj bashkimi nuk mund ta ndalojë dot Reformën shqiptare. Kjo sot eshte kthyer në një normë absolute…