Kryeministri Edi rama vijoi turin elektoral në Lapardha. Ai kërkoi nga qytetarët t’i japin besim partisë Socilaiste për të mbajtur e vetme timonin e qeverisjes, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë më shumë nga sa u BË në këtë 4-vjeçar. Rama tha se vota për PS, ëhstë votë për të hapur deri në fund portën e drejtësisë.
“Siç lufuam dhe fituam për Vettingun, ashtu do të luftojmë për punësimin dhe ekonominë në 4 vitet e ardhshme. Në 25 Qershor t’i japim një fuqi të plotë PS, për të mbajtur e vetme timonin e reformave të qeverisjes, pa qenë e detyruar të mbajë të tjerë në prehër. Me atë fuqi, do ta hapim deri në fund portën e drjetësisë, dhe më në fund gjykatat do jenë të qytetarëve dhe për qytetarët. Nëse na jepni të gjithë fuqinë e ëndrrave, shpresës e revoltës tuaj ndaj zyratrëve të korruptuar, në 4 vitet e ardhshme në do vijmë 4-fishin e këtyre 44 muajve”, deklaroi Rama/a.m.