Të nxihesh madje edhe të ndryshosh ngjyrën e lëkurës thjesht duke e komanduar mund të jenë këto disa prej përdorimeve të ardhshme të përbërjes së parë organike imituese të melaninës, pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, sipas zbulimit të kryer nga “City University” në Nju Jork që do të mundësojë realizimin e një gjenerate të re barnash për lëkurën, kozmetikë dhe kremëra, thuhet në faqen zyrtare të revistës ”Science”.
Melanina, përveç se mbron nga rrezet e rrezikshme ultravioletë, është edhe një përçues elektrik dhe mund të magazinojë energji, ndërsa përbërja sozi’ jo vetëm që i imiton këtë aftësi, por mundëson që edhe t’i kontrollosh.
Deri tani struktura komplekse e melaninës ka qenë një pengesë për realizimin e këtij materiali të ngjashëm, por shkencëtarët e udhëhequr nga Rein V. Ulijn kanë zbuluar si të rregullojnë aftësitë e saj duke përdorur versione të thjeshtëzuara të proteinave.
Në këtë mënyrë shkenëctarët kanë arritur të riprodhojnë strukturën komplekse dhe ta kontrollojnë, madje aspekti i jashtëzakonshëm është se, duke modifikuar strukturat e proteinave, krijohen pigmente të ngjyrës që dëshironi, nga bezha e hapur tek kafja e errët.
Kjo lëndë organike, përveç se ka aftësinë të ndryshojë intensitetin e ngjyrës, mundëson edhe menaxhimin e thithjes së rrezeve ultravioletë, aftësinë e përçimit të elektricitetit dhe mundësinë e magazinimit të energjisë.
Shkencëtarët janë duke punuar për të përmirësuar këtë material sozi të melaninës dhe kjo teknologji është në prag të tregtimit, pra në një të ardhme të afërt mund të jenë në dispozicion kozmetikë dhe produkte për lëkurën shumë inovative. /atsh/b.d