Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të PS-së Erjon Braçe për investimet që janë bërë për sistemin e ujitjes së kullimit në zonën e Myzeqesë, por jo vetëm.
Panariti ka theksuar se ky ka qenë një projekt i ministrisë që ai drejton, për ato zona të cilat ishin lënë në harresë dhe ishin kthyer në shkretëtirë.
Reagimi
Cfare komedie, zoti Brace kur shoh qe paraqet si veper tenden, projektin me te sukseseshem te ujitjes e kullimit te Ministrise se Bujqesise, ate projekt i cili pas cerek shekulli shkretetire investimesh, pajisi me infrastrukture moderne te kanaleve ujitese tokat bujqesore te Lushnjes dhe Fierit. Mijera hektare toka te zhuritura u futen uje per here te pare dhe mijera te tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltes por edhe i harresës. Brenda ketij viti edhe 20.000 hektare te tjera toka te thara do te vendosen nen uje. Nje investim ky i papare, qe solli dy fish me shume prodhim dhe eksporte bujqesore. E meqe jemi tek vaditja, kujtojini kryetaret tuaj te bashkive te vaditin te pakten palmat e thara buze rrugeve.
/b.d