Ka pasur nje detaj qe duket se ka tradhetuar rrethanat ne te cilat eshte kryer fotoja tashme e famshme e kruet te opozites Lulzim Basha me presidentin amerikan Donald Trump. Ka te beje me faktin se bazuar ne praktiken e demokracise amerikane, zyrtare te saj te larte e kane te ndaluar te bejne foto me zyrtare te vendeve te treta, gjate kohes qe keta te fundit jane ne fushate.
Kjo praktike thote se gjashte para zgjedhjeve ne vendet partnere, zyrtaret e larte amerikane evitojne perkrahjen ne publik per personat me te cilet shfaqen ne takime apo ceremoni. Ne kete suaze perfshihen edhe fotot e rastit. A perforcon kjo rrethane tezen sipas te ciles Lulzim Basha u perfshi ne aktivitetin ne Milwaukee si nje donator i thjeshte i atij aktiviteti, duke anashkaluar me kete rast filtrin diplomatik qe do ta pengonte te dilte ne krah te Donald Trump?!