Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija, ka vijuar hetimet për përfshirjen e administratës në fushatë si dhe punësimeve të dyshimta.
Në një letër drejtuar kryebashkiakut të Durrësit, Mandija kërkon të merren masa në lidhje me shoqërinë Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës, pasi sipas kreut të Task-Forcës janë lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore.
“Grupi i kontrollit nga kabinetit të Zv.Kryeministres ka verifikuar se në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime sha Durrës janë punësuar disa shtetas për periudhën 25.05.2017 deri në 13.06.2017 në kundërshtim me dispozitat ligjore. Gjithashtu kjo është konfirmuar edhe nga informacioni që ka ardhur në rrugë elektronike nga zyrtarët e kësaj shoqërie” – thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, zëvendëskryeministrja i ka Vangjush Dakos të marr masat për të bërë verifikimet e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjësive disiplinore të çdo nëpunësi.
Zyra e Zv.Kryeministrit, thekson se nëse ky rast nuk do të ndiqet me përparësi, do t’i dërgojë materialet përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme. /b.d