Mesfushori i Sevillas, Steven N’Zonzi ka arritur marrëveshje personale me skuadrën italiane Juventus, shkruan Goal.com.
Mesfushori francez pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e Juventusit që të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 40 milionë eurosh.
Juve këtë shumë do ta paguajë në tre këste për tre vitet e ardhshme.
Në anën tjetër, Sevilla dëshiron që N’Zonzi ta zëvendësoi me mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina, vlera e të cilit është 20 milionë euro.
Pronlem për këtë shkëmbim mund të bëhet vetëm skuadra e Arsenalit, e cila po ashtu është e interesuar për Leminan. /a.m.