Thirrjeve që pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet Qeveria e re iu është bashkuar edhe Parlamenti Evropian.
E ka bërë këtë në një debat, në prag të votimit të Rezolutës për Kosovën, e cila u votua të mërkurën, në seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, shkruan sot Koha Ditore.
Parlamenti Evropian edhe një herë u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë që ta rrisin besueshmërinë e BE-së.
a.ç