Takimin e kanë konfirmuar për «dialogplus» disa pjesëmarrës si dhe burime ndërkombëtare.
«Në takim u lavdërua procesi zgjedhor, ndërsa delegacioni i VV e njoftoi ambasadorin se çfarë mendon Lëvizja Vetëvendosje të ndërmarrë në qeverisje me 40 pikat e programit të saj», tha njëri nga pjesëmarrësit në takim.
Ambasadori Delawie, sipas këtij burimi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës «do të bashkëpunojnë me atë qeveri që i siguron numrat, pra 61 deputetë».
Të martën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri janë takuar me ambasadorët e Francës dhe Italisë, ndërsa të mërkurën janë zhvilluar takime me ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe me shefen e EULEX-it, Nataliya Apostolova.
Të hënën delegacioni i Vetëvendosjes ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së ambasadores së Gjermanisë (chargé d’affaires) në Kosovë. /Enver Robelli