Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” ditën e sotme, ku në Qafë-Thanë u sekuestruan 117 fara të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa.
Mësohet se në pranga është vënë 21-vjeçarja Marion Alain Anastasia Coudair nga Franca, pasi gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan 117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për narkotikët e trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Ajo është arrestuat në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.
a.ç