Largimi i De Biazit nga drejtimi i kombëtares ka bërë që shumë bashkëpunëtorë, protagonistë dhe dashamirës, të shprehin falënderimet e tyre për personin që bëri të mundur realizimin e ëndrrës për përfaqësi në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i Francës.
Reagimi i Tifozave Kuq e Zi
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.
Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve.
“Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.
Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!
a.ç