Një tjetër sasi drogë është sekuestruar sot, ku policia e bën me dije se ka vënë në pranga një 71 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Nezir Afmataj 71 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasin:
• L. A. 35 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.
Më datë 13.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në afërsi të banesës së shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal./a.m.