Dy operacione të policisë në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë rezultuar me sukses ku janë sekuestruar rreth 250 kg cannabis sattiva.
Policia njofton se më datë 13.06.2017, Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Kortoçi, 55 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, Tropojë. Si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin S.A., 63 vjeç, banues në fshatin Babinë, Tropojë.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Sopot”, në afërsi të lumit Bushtrice, Njësia Administrative Fshat, Tropojë, në një parcelë toke, në pronësi të shtetasit Besnik Kortoçi, tokë që përdorej nga shtetasi S.A., për bagetitë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 232 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.
Droga në Mallakastër
Po sot policia ka njoftuar se ka finalizuar me sukses edhe një tjetër operacion të koduar “Koordinata”, ku janë sekuestrohen rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Koordinata”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: -Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër. Arrestimi i shtetasit Armand Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal./a.m.