Një sasi prej 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Policia greke thotë se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët.
Por ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin. /b.d