Në një status të publikuar së fundmi në “Facebook”, Rama ka marrë shumë komente dhe reagime nga ana e qytetarëve.
Një ndër komente që bie në sy është ai i një qytetari i cili e pyet se si ka mundësi që një shtetas i huaj te vijë dhe të bëjë fushatë në Shqipëri.
Sot Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së së Anxhela Merkelit, vleresoi sot programin ekonomik të Partisë Demokratike si një program të realizueshëm që do të vërë në lëvizje ekonominë shqiptare. Ky program, tha ai, funksionon çdo ditë në Gjermani, krijon vende pune, dhe do funksionojë edhe në Shqipëri.
Lidhur me këtë situatë një qytetarë i shkruan Ramës: Si K/M im po te drejtoj nje pyetje. A mundet ne fushate zgjedhore, nje shtetas i huaj pavaresisht statusit te beje fushate per njeren nga partite ne gare. A e njihni Ju kodin zgjedhor, dhe nese po perse nuk rreagoni. Nga kush trembeni. Mosreagimi Juaj apo i ekzekutivit qe Ju kryesoni do te thote se jeni i paafte per te zbatuar edhe shume ligje qe e bejne nje shtet ti vije tamam era shtet. C’eshte ky sharlatan qe me vjen mua ne Durres dhe me fton per te zgjedhur apo refuzuar? A mundesh Ti apo te tjere politikane te beni fushate pro apo kunder znj. MERKEL ne qytetet gjermane. Me mosveprimet e qeverise qe perfaqesoni po na coroditet
Rama: Kush eshte ky shtetas i huaj?
a.ç