“Mos harrojmë se Ramushi ka një objektiv, siç është krijimi i ushtrisë së Kosovës. Do jetë një moment që do ketë tensione edhe me përfaqësuesit e minoritetit serb, që instrumentalizohen nga Beogradi. Pikë tjetër delikate do jetë fakti që ata do detyrohen për hir të dialogut të ulen në bisedime me të. Kujtojmë se Beogrdi e cilësoi lajm të keq fitoren e koalicionit. Prokuroria dhe institucionet serbe nuk i kanë tërhequr akuzat ndaj tij. Se sa do jenë të gatshëm të ulen me një njeri që e kërkojnë përmes Interpoliti dhe policisë së tyre, këtë se di, por do jetë një moment dramatik për ta”,- sqaroi diplomati shqiptar.
I pyetur se si ka mundësi që Vetvendosja vetëm ka pësuar rritje në zgjedhje, Mustafaj shpjegoi: “Ata qeverisin vetëm Prishtinën, është një lloj shteti i vogël brenda shtetit. Kjo parti ka disa cilësi, pasi ka fituar në qytetet kryesore, është bërë thellësisht forcë urbane. Kjo është një parti e cila në historinë e saj ka një koherencë që nuk e kanë partitë e mëdha. Është parti pa njolla korrupsioni”,- sqaroi ai.
Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave. News 24
ma.me