Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Vaut të Dejës, deklaroi se “shtëpinë e shtetit tonë mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, duke hapur dy porta: portën e drejtësisë dhe atë të shërbimeve të administratës”.
“Këto dy porta, që kur ka hyrë pluralizmi, kanë qenë të mbyllura për njerëzit e zakonshëm. Gjykata të pyet vetëm sa ke. Po pate sa duhet, e blen të drejtën. Po nuk pate, e blen tjetri. Kjo është vuajtja e njerëzve të zakonshëm”, tha Rama.
Duke folur për vettingun, kreu i qeverisë tha: “Vettingu do të ndajë gjykatësit me integritet nga ata që duhet të shkojnë në burg. Vettingun nuk do e bëjnë politikanët, por njerëz të zgjedhur vërtet nga Parlamenti, por ama të përzgjedhur nga një listë e certifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Porta e drejtësisë do të hapet dhe këtë e hap vetëm Partia Socialiste”.
ma.me