Kreu i listes se kandidateve per deputet te PS ne qarkun e Shkodres, Ditmir Bushati, gjatë takimit me gratë dhe vajzat shkodrane, ndër të tjera bëri një deklaratë të fortë në lidhje me deputeten shkodrane të Partisë Demokratike Jozefina Topalli:
“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin poltikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin. E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë dicka për Shkodrën. Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e
bashkepunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit, duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prap kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim
të votës.Ministri kërkoi ndjesë para grave dhe vajzave të Shkodrës për gabimet e së shkuarës, mes të cilave dhe ofrimi i një politike të fortësh e për të fortët”, u shpreh Bushati.
ma.me