Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka komentuar takimin Rama-Nano të zhvilluar pak ditë më parë në vilën qeveritare në Durrës.
Meta e anashkaloi një përgjigje konkrete mbi rikthimin e ish-kreut të ekzekutivit në skenën politike.
“Nuk merrem as me rilindsa as me pseudorilindsa”, tha Meta.
Ndërkohë insistimit të gazetarëve mbi këtë çështje, Meta ju përgjigj duke i thënë se është përqëndruar tek 25 qershori.
“Nuk kam asnjë koment për çështje që nuk sjellin diccka të re në vëmendjen time apo të qytetarëve të Shqipërisë. Vëmendja ime është përqëndruar tek 25 qershori që të shkëputemi nga qeveria e vjetër e klentelizmit,” u shpreh Meta.
“Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!”, shkruante Nano në mesazhin e urimit.
a.ç