Një krisje e madhe u vu re në Partinë Demokratike, fill pas paktit Rama- Basha dhe dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, një çarje që u shenjua dukshëm më 29 maj, kur Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD.
Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja ishin disa nga emrat që pas bombës që artikuloi ish Ministri i Mbrojtjes, u mblodhën së bashku në një lokal, për të diskutuar në lidhje me aksionin e tyre politik.
I vetmi që kritikoi kërkesën e Topalli dhe Imamit qe Eduard Selami, edhe ai i përjashtuar nga Lulzim Basha dhe njëri ndër kritikët e tij më të fortë. Selami do të shprehej se është kohë zgjedhjesh dhe një kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të PD-së, do të dëmtonte vetëm të djathtën.
Por mesa duket, tentativat e “grupit të rebelëve” nuk kanë mbaruar muajin e kaluar. Ditën e djeshme, Arben Imami është parë nën shoqërinë e ish kolegut të tij, deputetit dhe ish zv.Ministrit të Financave Sherefedin Shehut, me të cilin ka konsumuar një kafe.
Takimi është bërë në orët e pasdites në zonën e ish- bllokut në Tiranë. Gazeta Express sjell foton e takimit të tyre.
Pyetja që mbetet tashmë pa përgjigje është: A do të tentojë grupi I rebelëve, që mesa duket po shtohet, të formulojë pas zgjedhjeve, një kërkesë zyrtare për largimin e Lulzim Bashës nga PD?
Mënyra për ta shkërkuar Bashën, është duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të demokratëve dhe me një shumicë vote, kryetari i saj mund të shkarkohet. Deri atëherë, mbetet për t’u parë, nëse “Rebelët” që Basha përjashtoi nga listat e PD-së, do t;i shkojnë deri në fund kërkesës së tyre për të larguar liderin e opozitës nga posti i tij drejtues.
Më poshtë deklaratat e forta, të bëra më 29 maj nga Jozefina Topalli dhe Arben Imami:
Topalli:
Lista është lista e familjes Basha, e bizneseve dhe klientëve të tij… Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit”
Arben Imami
1. Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar Partinë Demokratike.
2. Vendimi për listat është marrë nga një njeri I vetëm. Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo procedure normale në një vend perëndimor. Është marrë në shkelje të ligjit, se statut i partisë depozitohet në gjykatë dhe është ligj. Por edhe më shumë se kaq. Me gjithë ravgimet e partive tonë këto vite. NUk ka qenë traditë e PD që të mos konsultohen vendimet me forumet e partisë.
3. Ne kërkojmë si zgjidhje të vetme mbledhjen e forumeve të PD-së, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së, Lulzim Basha. I bëjmë thirrje kolegëve tanë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë të ecim në këtë drejtim se nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim se në 26 qershor nuk do të ketë kohë. Kjo është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu.