Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i ka dërguar një letër kryeministrisë, ministrive si dhe kryetarëve dhe prefektëve të qarqeve, ku ngre shqetësim për problemet me trajnimin e komisionereve dhe vonesat për dhënien e lejeve për komisionerët për trajnim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisonerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisonerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.”- thuhet ndër të tjera në letrën e KQZ./a.ç