Familja e Mikel Shallarit, i dyshuar për vrasjen e ish-drejtuesit të Policisë, Artan Cuku, është marrë në mbrojtje nga policia.
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se është ndërruar banesa ku jetonin motra dhe prindërit e 24-vjeçarit.
I riu jetonte me familjen e tij të cilët kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur nga Kuçova dhe banonin në një apartament në Tiranë.
Gjatë gjithë kohës familjarët e Shallarit janë në ruajtje nga forcat e policisë.
Një ditë më parë, Mikel Shallari, kërkoi garanci për familjen e tij në mënyrë që të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të nxirrte emrat e porositëve të krimit.
Kjo lëvizje e policisë pritet bindë Shallarin që të rrëfejë skenarin dhe urdhëruesit e atentatit që i mori jetën ish-kryekomisarit.
Mikel Shallari u arrestua mesditën e të dielës pas një pune hetimore dy mujore nga strukturat e Policisë së Shtetit. Shallari u tradhtua nga analizat e ADN-së pas ekspertizës së rrobave të tij të cilat i hodhi në një kosh mbeturinash, menjëherë pasi kishte qëlluar me armë në drejtim të Cukut pranë banesës së këtij të fundit, mbrëmjen e 8 prillit të këtij viti.
a.ç