Një dëshmi e fortë vjen në hetimin për vrasjen e Artan Cukut. Administratori i pallatit ku ndodhi ngjarja, i cili është nga të paktët persona që ka parë autorin e krimit, ka dhënë një dëshmi ku ka deklaruar se i arrestuari me akuzën e vrasjes Mikel Shallari, ka ngjashmëri me siluetën e vrasësit që ai ka parë atë natë në korridorin e katit të parë të pallatit.
Sipas tij, Shallari kishte tipare të njëjta me vrasësin e asaj nate, kur humbi jetën zyrtari i policisë.