Lulzim Basha u shpreh në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se ndonëse objektivi i tij ishte largimi i Kryeministrit Rama, ai i shërbeu interesit të vendit duke bërë një marrëveshje, që rrëzoi gjysmën e kabinetit:
Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën” tha Basha. /dritare.net