Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) ka nxjerrë për shprehje interesi të zhvillimit të aktivitetit në 14 zona minerare. Sipas njoftimit të MEI-it, biznesi dhe të interesuarit duhet të paraqesin ofertat deri në daten 29 Qershor 2017. Zonat dhe vlerat e kërkuara për investim janë:
Gjocaj, Qarku Elbasan, minerali zhurë me vlerë minimale investimi 21 milionë lekë
Katjel, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Qaf Shtamë, Qarku Dibër, gëlqeror i mermerizuar me vlerë minimale investimi 28 milionë lekë
Rrajcë-Luqinë, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Vrith, Qarku Shkodër, minerali krom me vlerë minimale investimi 2.73 milionë lekë
Jugu i Hurdhës, Qarku Dibër, krom me vlerë investimi 5.4 milionë lekë
Fusha Kalt, Qarku Dibër krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Përroi i Runës, Qafë Kumbull, Qarku Kukës, krom dhe investim 18.3 milionë lekë
Krekez, Qarku Vlorë, argjile me vlerë investimi 21 milionë lekë
Poçem, Qarku Fier, gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë
Mali i Frashnjetit, Qarku Lezhë, gur gëlqeror me investim 21 milionë lekë
Pashkashesh, Qarku Tiranë, gur gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë
Faqja e Kaltit, Qarku Dibër, krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Përroi i Sefallit, Qarku Kukës, gëlqeror dhe investim 21 milionë lekë./a.m.