Kreu i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Shkodrës Ditmir Bushati në takimin e tij elektoral me banorë të këtij qarku ka nënvizuar se beteja si malësorë, nuk është me ata sharlatanë që garantojnë vota në çdo lloj zgjedhje përmes taktikave nga më të ndryshmet!
“Beteja jonë është beteja me varfërinë, është beteja me pasigurinë, është beteja me padrejtësinë, dhe prandaj kemi punuar këto vite nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, me përkushtim, për disa reforma që janë të rëndësishme për shtetin, për disa reforma që do të japin impaktin e vet në ekonomi. “, ka deklaruar Bushati.
ma.me