1917 – Mbreti grek Konstantin I abdikoi në favor të djalit të madh, princit Aleksandër.
1929 – Ka lindur Anne Frank (Ana), autorja e ditarit që e shkroi në një vend të fshehtë për vuajtjet e hebrenjve në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u vra në mars të vitit 1945 në një kamp përqendrimi nazist Bergen-Belsen. Nga familja Frank i mbijetoi luftës vetëm babai i Anës.
1964 – Nelson Mandela, Walter Sisul dhe gjashtë krerë të lëvizjes anti-raciste në Afrikën e Jugut, u dënuan me burgim të përjetshëm.
1991 – Boris Yeltsin zgjidhet president i Rusisë në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në këtë vend. Mandatin e dytë presidencial, Jelcin e fitoi në korrik 1996 por në dhjetor të vitit 1999 u tërhoq vullnetarisht nga qeveria dhe propozoi pasardhësin e tij Vladimir Putin. (b.an)