Inter pritet të bëjë revolucion në skuadër, ku shumë lojtarë do të largohen gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit zikaltër, para se të transferojnë lojtarë, fillimisht kanë vendosur të largojnë shumë futbollistë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti.
Sipas Sky Sport, Interi gjatë kësaj vere do të largojë të paktën 10 lojtarë, apo një formacion të tërë.
Prej tyre do të jenë katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, duke lënë vend për shumë lojtarë të rinj.
Mbrojtësit që do të largohen janë Santon, Murillo, Ranocchia dhe Nagatomo. Në mesfushë do të largohen Brozovic, Medel dhe Banega, ndërsa në sulm Gabigol, Jovetic dhe Biabiany. /a.m.