Aksidentet janë momente të frikshme që hapin drama e deri tragjedi në familje.
Por të shohësh një pamje aksidenti më shumë se e frikshme duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për qytetarët.
Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, ku dëshmohet sesi një qytetar humbi jetën për shkak të pakujdesisë së treguar nga vetë ai.
Kujtim Rasa 50 vjeç ishte duke udhëtuar me motor në autostradën në aksin rrugorë Peqin – Elbasan në fshatin Gjoçaj, dhe sic e shihni në pamje, u fut në parakalim të gabuar. Rasa udhëtoi për disa metra në kahun e gabuar dhe pa mbrojtëse në kokë, kur kjo e fundit është me detyrim për çdo drejtues motori.
Ka qenë ky momenti fatal kur Rasa u përplas me një makinë dhe si pasojë humbi jetën.