Në këto minuta në oborrin e selisë së Partisë Demokratike është futur një makinë e dërguar nga kryeministria.
Newsbomb.al mëson se Rama ka dërguar në zyrën e Bashës një kuti dhuratë për liderin e demokratëve. Nga burime pranë zyrës së kryeministrit, newsbomb.al zbulon se brenda saj kishte një shishe vere me porosi të Ramës, posaçërisht për 43 vjetorin e Bashës.
E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se sot, në ditën e lindjes Basha do merrte një dhuratë nga kundërshtari më i madh i tij politik?! Kujtojmë se Basha prej ditësh akuzon Ramën se konsumonte verëra të shtrenjta me Metën kur bënin pazare, në një kohë që qytetarët nuk kanë me se të ushqehen.
Meta madje e quajti raportin Rama-Basha një “marrëdhënie vllazërore”. Megjithatë, e gjitha mbetet për t’u zbuluar pas 25 qershorit.