Deklaratave të forta nga selia e LSI nga ana e nënkryetarit të kësaj force i është përgjigjur Saimir tahiri. Ai ka deklaruar se kjo forcë politike duhet shkarkuar nga përgjegjësitë qeverisëse. Ai ka shpërthyer në akuza ndaj presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Tahiri shkruan se Meta tashmë që u zgjodh president e ka harruar sjelljen e qetësisë dhe dashurisë me të cilën ishim mësuar.
“Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot”, shkruan Tahiri.
Statusi i Tahirit:
Levizja Socialiste per Interes meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese! Boll! Mjaft me!
Nuk zhgenjeu as sot Luan Rama! Lexoi nje fleterrufe flake e zjarr kunder PS dhe Edi Rames ne emer te LSI, Levizjes Socialiste per Interes!
Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedhur me te gjitha votat tona, tani po ben me ore te plota detyren e kryetarit te partise.
Ilir Meta sot President eshte rizhytur si kryetar partie ne politiken e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetesh qe si kryetar partie bente Presidentin e qetesise dhe dashurise!
Se si u katandis Ilir Meta ne nje kopje te kohes kur beri LSI kunder PS dhe cfare i thoshte cakerdia mendore i’a nxirrte gjuha, kjo eshte histori me vete.
Por qe te dali sot LSI-ja e t’i beje PS-se gjyqin pas kater vjetesh qe vetem ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-ne dhe s’ka dhene absolutisht asnje vlere te shtuar ne qeverisje pervec votave per reformat ne parlament, kjo eshte te vesh duart ne koke, dhe eshte pak!
Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot.
Se me cfare morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta eshte rishfaqur si prijes i nje lukunie te terbuar qe vetem shan PS-ne, kete nuk e gjen dot askush qe ka nje sens njerezor, qytetar apo politik.
Por nje gje eshte e sigurte sidoqofte: LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese.
Kete duhet ta beje populli ne 25 qershor dhe per kete duhet te votojne edhe ata qe LSI i mban akoma ne rresht ne administrate me genjeshtren qe do jete perseri ne pushtet.
Po nuk eshte e qarte, tani eshte! Askush nuk duhet ta besoje kete perralle dhe askujt qe do te abuzoje me zyren e tij per te cuar votat tek LSI-ja, nuk do t’i harrohet sherbimi i paligjshem per nje parti qe eshte mesuar vetem te fitoje, jo duke fituar vete po duke perfituar nga nevoja e te medhenjve per votat e te tretit te vertetit!
LSI-ja mund te jete prape e treta, po tanime e verteta eshte e qarte dhe nuk eshte LSI-ja. Boll! Mjaft me!