Costa ia ka hapur dyert Milanit, që ka vetëm fjalë të mirë për klubin italian. Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ia ka hapur dyert Milanit, duke thënë se Rossoneri-ët janë “klub fantastik me histori impresionues”.
Milan është destinacioni i mundshëm i Costas për sezonin e ardhshëm, pasi Antonio Conte ia ka bërë të qartë ditë më parë se nuk bën pjesë më në planet e tij.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Costa nuk dëshiron tjetër klub përveç Atletico Madridi, por dënimi nga UEFA, që nuk kanë të drejtë blerje deri në janar 2018, ka shtyrë Costan që të mendojë për oferta tjera, duke ia hapur kështu dyert Milanit.
“Milani është klub fantastik me histori impreisonuese”, tha Costa pas fitores 2:1 të Spanjës ndaj Maqedonisë të dielën. Costa e mbylli sezonin me “Blutë e Londrës” duke shënuar 20 gola në 35 paraqitje në Premierligë, përgatiti ”Express”. (b.an)