Pas akuzave të forta në vijim të një ‘lufte’ tashmë të shpallur PS-LSI, nënkryetari I LSI-së, Luan Rama u pyet nëse do të jenë të pranishëm përfaqësues të partisë së tij në festën për ditëlindjen e PS-së.
Luan Rama ka theksuar se vetë personalisht nuk ka marrë asnjë ftesë dhe nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të drejtuesve të LSI. Por, ka zbuluar një festë surprizë për nder të ditëlindjes së radhës të PS.
“Unë si themelues i PS dhe si kontribuues për ta krijuar, ngritur dhe modernizuar këtë parti, flas për PS jo për Rilindjen, do ta festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh me anëtarë dhe themelues të saj në respekt të kontributit që ata kanë dhënë për PS”- tha ai.
a.ç