Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘facebook’ një foto selfie me disa simpatizantë, të cilët mbajnë në duar flamurin e Shqipërisë. Në postimin e tij, kryeministri sulmon sërish partitë e vogla që sipas tij pushtojnë zyrat e shtetit me çetat e tyre.
“25 qershori është një zgjedhje e qartë: Ose të ndarë nën hijet e flamujve të partive që pushtojnë zyrat e shtetit me çetat e tyre, ose të bashkuar për ta ngritur me fuqinë e aspiratës popullore, flamurin kuqezi të Shqipërisë që duam, në oborrin e Bashkimit Europian“, shkruan Rama./a.ç